|
|
e Shtunë, 02 Qershor 2012 21:55 Tiranë -Kandidati i vetëshpallur për postin e Presidentit, Fatos Nano ka zhvilluar sot takime intensive në zyrën e tij me ish-deputetë, ish-drejtues qendrore dhe lokalë të PS-së, si edhe me drejtues e aktivistë të shoqërise civile dhe të rinj e të reja.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kordinator për Shoqërine Civile në Lëvizjen e Re të Fatos Nanos, Arian Galdini bën të ditur se takimet janë fokusuar në shpjegimin dhe shkëmbimin e ideve dhe vizionit të Fatos Nanos në ambicjen e tij për t’u vetëofruar për të shërbyer si President Republike. Fatos Nano ka shpjeguar se vetëofrimi i tij më së shumti ka synuar te pikëtakohet me PS-në dhe kandidimi i tij të niset dhe mbështetet nga PS edhe pse Fatos Nano ka qënë për 15 vjet Kryetar i PS-së.
Sipas njoftimit për mediat, mësohet se “në këto takime eshte folur edhe për ngurrimin e gjatë, të pakuptueshëm dhe të paarsyeshëm të Kryetarit të PS-së, Edi Rama, për t’a mbështetur politikisht dhe me firma kandidimin e Fatos Nanos për President. Ndër të tjera është diskutuar edhe për mundësine e moskandidimit të Fatos Nanos per shkak të mosmbështetjes nga Edi Rama.
“Në një rast të tillë, nëse Edi Rama nuk e mbështet Fatos Nanon në kandidimin për President, atëherë në keto takime u përcaktua gatishmëria për fillimin e përgatitjeve për një levizje të re politike përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse për të gjithe ata qe duan ti dalin për zot fateve të Shqiperise dhe që e duan Shqipërine Europiane. U caktua edhe një grup pune që do të koordinojë përgatitjet e kësaj lëvizjeje që mund të fillojë përgatitjet që javën e ardhshme”, përfundon njoftimi për mediat i zyrës së kordinimit për Shoqërine Civile në Lëvizjen e Re të Fatos Nanos. (LajmeShqip.com)