Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 15:20

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 24 tetor 2015, ia ka transferuar 100 mijë euro shtesë për paga dhe mëditje Agjencisë kosovare për Inteligjencë (AKI), institucion ky që udhëhiqet nga Agron Selimaj.

Këto mjete AKI-ja fillimisht i kishte të planifikuara në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere, por javë më parë ekzekutivi ka vendosur t’ia transferojë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve.

Në anën tjetër, Ministrisë së Punëve të Brendshme më shumë se 2.3 milionë euro të planifikuara fillimisht për operacione speciale, hetime, pajisje teknike për hetime të fshehta, renovime të stacioneve policore, etj., ia ka transferuar në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, përkatësisht për furnizim me uniformën e re policore, shkruan Infokusi.com.