Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 12:20

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka një aviokompani shtetërore dhe madje Qeveria nuk e ka as në agjendën e saj themelimin e një aviokompanie të tillë.

“Hapjen e një aviokompanie shtetërore nuk e kemi në agjendë sepse ne jemi në proces të rregullimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet”, iu përgjigj kryeministri Mustafa interesimit të deputetëve të shfaqura sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo çështje, siç transmeton KP, u hap për shkak të problematikave të fundit dhe mashtrimit të disa aviokompanive që kanë bërë ndaj qytetarëve që udhëtojnë përmes aeroportit të Prishtinës.

Mustafa tha se është i vetëdijshëm sa i përket problemeve që ballafaqohen qytetarët, por kjo bie në përgjegjësinë e agjencioneve private të fluturimeve.

Mustafa konsideron se kjo çështje duhet të zgjidhet përmes masave ligjore ndaj kompanive private që merrem me këto çështje dhe masat përmes konkurrencës që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë.