Lajme Shqip Sunday, 01 November 2015 18:31

Në 53-vjetorin e lindjes, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar komandantin e shquar të UÇK-së, Heroin e Kosovës, Zahir Pajaziti,

Me këtë rast, sipas komunikatës së kabinetit të tij, Mustafa ka theksuar se Pajaziti me jetën dhe veprën e tij epike, gjatë luftës për çlirimin e Atdheut, u bë ikonë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 “Zahir Pajaziti ishte ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të UÇK-së, i cili për asnjë moment nuk e ndali luftën e paepur për çlirimin e atdheut dhe arritjen pavarësisë së Kosovës. Jeta e tij e shkurtër në vite, është një trashëgimi e madhe për historinë më të re të vendit tonë, një ndër figurat qendrore të së cilës, është Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti”, ka thënë Mustafa.

Duke iu referuar idealeve të Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kryeministri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhim maksimal për realizimin e synime ve të tyre “për ndërtimin e Kosovës shtet të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe partnerët tjerë perëndimorë”.