Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 21:29

“Asociacioni shpërbëhet nëse Kushtetuesja thotë se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka thënë në Rubikon kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili po ashtu ka paralajmëruar se nëse ky Asociacion nuk përfill ligjet e Kosovës pos që shpërbëhet, drejtuesit e tij do të arrestohen, raporton KTV.

I akuzuar nga opozita se i fali Malit të Zi rreth 10 mijë hektarë tokë, Mustafa ka thënë se me dokumente kadastrale kjo gjë nuk qëndron.

Për kryeministrin, i cili brenda sallës së Kuvendit ishte sulmuar me vezë, opozita e ka gabim, pasi sipas tij, ajo nuk është arenë e përleshjeve e as e përdorimit të armëve kimike sepse mund të rrezikohet jeta e njerëzve aty.

Mustafa ka folur edhe për “aferën” me postimet e tij në rrjetin social Facebook, kur më një status ia kishte përmendur kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj akuzat për liqenin e Radoniqit.

Fakti që e ka fshirë postimin, sipas Mustafës, do të thotë se i vjen keq, andaj edhe i kërkon falje.

Por, falje nuk e ka ndërmend t’i kërkojë Albin Kurtit, të cilin e pati quajtur gomar, pasi sipas tij, ai se meriton kërkimfaljen.