|
|
e Premte, 03 Gusht 2012 14:30 Prishtinë – Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa tha sot se ai dhe partia e tij nuk do të jenë pjesë e asnjë grupimi politik, i cili do të bisedonte me Serbinë për veriun e Kosovës.
Ai kundërshtoi cdo formë të dialogut për kufijtë dhe integritetin territorial të vendit. “LDK do të qëndrojë prapa politikave të veta. Ne do të japim kontributin tonë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Por jo në asnjë grup të unitetit, apo grup tjetër si grupe hibride që propozohen që të jenë. Nuk pranojmë assesi të jemi pjesë e këtyre grupeve. Po ashtu nuk do të përkrahim asnjë bisedë politike lidhur me kufijtë e Kosovës, apo pjesët dhe integritetin territorial të Kosovës. Ne konsiderojmë që këto biseda janë përfunduar në Vjenë”.
Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend tha se beson që marrëveshja mes PDK-së LDK-së dhe AKR-së për presidenten e vendit do të realizohet dhe zgjedhjet parlamentare të organizohen sipas marrëveshjes së paraparë.Unë besojë në një marrëveshje politike, që e kemi bërë dhe insistoj që ajo marrëveshje të realizohet. Sepse natyrisht që kryeministri ka dëshirë që jo të vazhdojë deri në 2014, po të vazhdoj edhe më tutje, por do të jenë qytetarët ata që do të vendosin, se kush cilin mandat do ta merr”.
E sa i përket votimit të ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit për zgjedhjet, Mustafa pohoi se asgjë nuk do të votojnë nëse nuk është në harmoni me synimet e tyre themelore. (LajmeShqip.com)