Lajme Shqip e Hënë, 16 Korrik 2012 13:12

Prishtinë – U inaugurua sot tryeza mbi cështjet ekonomike, si pjesë e Këshillit kombëtarë për integrime evropiane, e themeluar nga presidentja Atifete Jahjaga. Konsesusi në shoqërinë kosovare për integrimin ekonomik është i domosdoshëm për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Europian, vlerësoi Muhamet Mustafa, kryesues i kësaj tryeze, duke shtuar se ky do të jetë edhe qëllimi i saj tryeze që sot filloi punën.

“Shoqëria jonë sikur po ndërton prirje që të krijojë sa më shumë konflikte dhe kësaj po i kontribuon edhe opozita edhe pozita. Pra, ne duhet të ndërtojmë një kulturë e cila prodhon marrëveshje, prodhon angazhim të përbashkët, energji për të krijuar një rritje më të shpejtë ekonomik, ekonomi më konkurrente dhe për tu integruar në Europë”.

Sipas Muhamet Mustafës, nëse kjo nuk arrihet, atëherë mund të ketë pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Një shembull i tillë, sipas tij, ekziston në Shqipëri ku mungesa e konsesusit, ndikon në këtë drejtim.

Musatafa në fund ka vlerësuar se Kosova, aktualisht është në gjendje jo të Qëndrueshmëria ekonomike e Kosovës, do ta lehtësojë integrimin drejt BE-së, e njëkohësisht duke e ulur edhe shkallen e papunësisë dhe të varfërisë në Kosovë. (LajmeShqip.com)