Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 16:37

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se zgjidhja e krizës së fundit politike në Kosovë është dialogu mes liderëve politikë dhe kompromisi.

“Marrëveshja mes liderëve është domosdo për tejkalimin e krizës, në të kundërtën do të kemi rritje dhe zgjerim të konfliktit mes pushtetit që tregon arrogancë duke u thirrur në numra dhe opozitës që tregon arrogancë përmes forcës”, ka thënë Spahiu për lajmi.net.

“Mos mendoni se Isa Mustafa apo Skender Hyseni kanë autoritet me angazhu policë me arrestu Ramush Haradinajn apo Fatmir Limajn. Ata munden me urdhëru po ne nuk kemi polici vendorë që shkon e prangosë Ramushin apo Fatmirin”, ka thënë më tej ai.