Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 13:32

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me baroneshën Joyce Anelay ka thënë se është zotuar se do të punohet që Gjykata Speciale shumë shpejt të procedohet në Kuvend.

Ai tha se vota për krijimin e Gjykatës Speciale është fitore e Qeverisë dhe e popullit të Kosovës.

Kryeministri Mustafa po ashtu u bëri thirrje deputetëve të Kosovës që të votojnë pro themelimit të kësaj gjykate.