Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 18:32

Prishtinë – Ka qenë shumë kritik ndaj Qeverisë “Thaçi 2”, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, duke folur në 100-ditëshin e kësaj qeverie.

Ai nuk ka prituar t’i quajë gënjeshtarë, që rrejnë dhe të shikojnë në sy, të gjithë anëtarët e ekzekutivit kosovar. “Kosova nga kjo politikë ka humbur miliona euro”, ka thënë Mustafa, duke iu referuar prishjeve më të fundit të Kosovës me FMN-në.

“Krerët e Qeverisë “Thaçi 2” tentojnë të të mashtrojnë dhe të shikojnë në sy, ata humbjen e shpallin si fitore, rënien e shpjegojnë si ngritje dhe shkëputjen e një marrëveshjeje, e shpjegojnë si lidhje të një marrëveshjeje të përparuar dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në 100-ditëshin e Qeverisë “Thaçi 2”.