|
|
Tuesday, 26 July 2011 12:22
- Ekskluzive: Veriu, barrikadat janë të minuara
- (Plotësuar) KFOR gjen trupin e njërit serb
- Sot varroset polici Enver Zymberi
- (Plotësuar) Ndërroi jetë polici i plagosur Enver Zymberi
Mitrovicë (E PREMTE, 12 gusht) 13:41 – I ashtuquajturi shtabi serb i krizës, i përbërë nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës dhe katër kryetarët e komunave serbe në veri, përfaqësuesi MUP-it dhe nga mbrojtja civile që e përfaqëson ushtrinë e serbisë në Kosovë, e kanë hequr gjendjen e jashtëzakonshme.
Ndërkohë, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.
Njerëzit mund të shkojnë në pushime dhe mund të largohen, pasi ishin ftuar të kthehen për të qëndruar në barrikada, kanë thënë ata.
***********************
Podujevë, 16:05 – Burime të portalit konfirmojnë se sot rreth orës 14:20 h, një kamion me mallra serbe e ka kaluar doganën në Podujevë.
Kamioni që ka kaluar doganën ka qenë me vula doganore të Serbisë dhe ishte i dedikuar për Manastirin e Gjilanit.
Pesha e mallit, bëhet e ditur të ketë qenë 815 kg, ndërsa vlera e tij ishte 216671 dinarë.
***********************
Mitrovicë, 15:10 – Burime të portalit nga tereni kanë bërë të ditur se ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, e ka vizituar Jarinjen.
Ai nuk është prononcuar për mediat gjatë kësaj vizite, ndërsa deri atje kanë udhëtuar me helikopter.
************************
Mitrovicë, 11:25 – Kërstimir Pantiç, i ashtuquajtur kryetar i komunës së Zubin Potokut dhe përfaqësues i partisë së radikalëveve serbë, Partisë Përparimtare të Tomisllav Nikoliqit, ka deklaruar se nuk e njeh marrëveshjen e arritur me KFOR-in dhe Qeverinë së Kosovës.
Ai e ka cilësuar këtë një marrëveshje në dëm të serbëve të veriut dhe ka thënë se serbët nuk do tërhiqen nga pozicioni i tyre për kthimin e situatës para datës 25 korrik.
Pantiç ka thënë se nuk do të tërhiqemi për asnjë moment dhe se, sipas tij, do ta bindim botën se nuk jemi ne serbët e veriut shkaktarët e trazirave.
Ndërkohë raportohet se këto ditë ka fillua me të madhe kontrabandimi i karburanteve në veri të vendit.
*********************
Beograd (E ENJTE, 11 gusht) 08:55 – Borisllav Stefanoviq, shef i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, ka thënë se kriza ka përfunduar dhe se tash pritet vazhdimi i dialogut.
Por, ai tha se çështja e vulvae doganore është e ndarë nga ajo për vendkalimet dhe, sipas tij, kjo “është vija e kuqe” e bisedimeve.
“Nuk mund të lejojmë që Prishtina të vendosë institucione në veri e as që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova” ka thënë për gazetën serbe “Blic“ Borisllav Stefanoviq.
*********************
Mitrovicë, 16:01 – Buhler, në Mitrovicë, ka deklaruar: “Kam ardhur të bisedoj me përfaqësues të UNMIK-ut për gjendjen në Veri dhe Jug, dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”.
Në pyetjen rreth marrëveshjes, ai është përgjigjur: “Siç jeni duke e parë, ka nisur të stabilizohet situata dhe edhe disa pika të tjera janë duke u realizuar. Pres që të realizohet çdo pikë e marrëveshjes plotësisht në ditët e ardhshme”
Ndërkohë, portali ka kuptuar se Gjenerali Buhler është takuar me përfaqësuesin e UNMIK-ut për rajonin e Mitrovicës, Anil Vashist.
************************
Mitrovicë, 15:27 – Burime të portalit LajmeShqip.com, bëjnë të ditur se në këto moemnte gjenerali Erhard Buhler është duke biseduar me të ashtuquajturin “Shtabi Rajonal i Krizës” në Mitrovicë dhe me përfaqësuesit e UNMIK-ut në këtë qytet.
************************
Prishtinë, 14:25 – Takimi i Qeverisë. Qeveria e Kosovës, në takimin e saj të sotëm, i rregulloi me ligj pensionet për policët e vrarë në detyrë. Lartësia e pensionit është sa 80% e pagës bazë të policisë.
************************
Mitrovicë, 14:10 – Andy Sparks, Zv/shef EULEX-it, e ka vizituar të mërkurën Mitrovicën dhe ka biseduar me kryetarin Avni Kastrati për gjendjen në këtë qytet verior të Kosovës.
Ndërkohë, merret vesh se janë duke u bërë hetime intensive për ngjarjet e fundit në veri nga EULEX-i dhe Prokuroria e Kosovës.
Në interesimin e portalit, a po hetohen Pantiq dhe apo figurat tjera serbe të veriut, përgjigja e Zv/shefit Sparks ishte se hetimet janë gjithëpërfshirëse dhe intensive.
Merret vesh janë duke u hetuar i ashtuquajturi kryeshef i qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviq, kryetarii i Mitrovicës Krstimir Pantiq, ai i Zveçanit, Dragisha Pantiq, ai i Leposaviqit Branko Niniq dhe ai Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.
************************
Mitrovicë, 13:27 – Serbët e kanë larguar barrikadën në Zupçë, mirëpo kanë vendosur që në Rudarë të mos e largojnë.
I ashtuquajturi “Shtab i Krizës” në veri, ka thënë se “duhet të vendosin vetë komunat nëse duhet forcuar apo duhet larguar barrikada”.
************************
Mitrovicë, 10:02 – Nga terreni është raportuar se një barrikadë në Leposaviq është hequr nga ana e serbëve lokalë.
Ndryshe, takimi i djeshëm i strukturave të serbëve të veriut, për të marrë vendim për marrëveshjen me KFOR-in, ka përfunduar pa rezultate dhe me përçarje midis përfaqësuesve serbë.
Në fund, ata konkluduan që për barrikadat dhe zhbllokimin e rrugëve në veri, do të vendosë secila komunë veç e veç.
************************
Prishtinë, 09:45 – Sot në orën 10:00, mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një takim të jashtëzakonshëm, ku do ta diskutojë situatën në veri të Kosovës.
************************
Mitrovicë (E MËRKURË, 10 gusht) 08:39 – Në një prononcim të tij, Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë se situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë, por me tension.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se situata e sigurisë në veri të vendit është nën kontroll të forcave të sigurisë.
Sipas tij, nuk është raportuar për ndonjë incident edhe pse rrugët në drejtim të vendkalimeve kufitare, vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Hoti ka thënë se KFOR-i është prezent në vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak dhe ka shtuar se nuk ka doganierë kosovarë në asnjërin prej vendkalimeve kufitare.
************************
Mitrovicë, 19:51 – I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, e ka cilësuar si “mesazh të keq” ndërprerjen e mbledhjes së përfaqësuesve të serbëve të veriut, në të cilën do të duhej të flitej për marrëveshjen me KFOR-in dhe heqjen e barrikadave.
Bogdanoviç e dha këtë deklaratë për agjencinë “Beta”, për të shtuar se shpreson se marrëveshja e arritur gradualisht do të realizohet, pa marrë parasysh që me shtyrjen e mbledhjes “është shkelur uniteti që ka ekzistuar që nga fillimi i krizës në Kosovë, më 25 korrik”.
“Kjo çka ka ndodhur në Leposaviq jep një mesazh të keq për qytetarët, sidomos të veriut të Kosovës. Ajo për çka jemi angazhuar dhe kemi luftuar, ajo që kemi pasur këto ditë, unitetin e domosdoshëm, mendoj se është thyer sot”, ka thënë ai.
Bogdanoviç ka shtuar se askush nuk ka kërkuar që të mbahen “takimet e komunave dhe që në atë mënyrë të merret çfarëdo vendimi”.
**********************
Mitrovicë, 15:21 – Gjendja e sigurisë në veri është e qetë, por jo e qëndrueshme, u vlerësua sot në takimin e Komitetit për Siguri Publike të Komunës së Mitrovicës.
Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se aktet e dhunës nga ana e strukturave paralele serbe në veri pas operacionit të policisë për vendosjen e kontrollit doganor në pikat kufitare në veri kanë demaskuar fytyrën e vërtetë të politikës së Beogradit që dirigjon me këto grupe.
Ai tha se operacioni i policisë për kthimin e kontrollit doganor në veri është mirëpritur nga qytetarët që e duan rendin dhe ligjin.
Në anën tjetër, ai tha se ende rrugët magjistrale në veri mbeten të bllokuara. Haziri shfaqi shpresën se me angazhimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të tejkalohet edhe ky problem në mënyrë që atje të nisë çtensionimi i situatës.
Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se rrugët e bllokuara kanë krijuar vështirësi për banorët shqiptarë që jetojnë në fshatrat shqiptare të Komunës së Leposaviqit. “Për shkak të pamundësisë për të qarkulluar nëpër rrugën magjistrale ne jemi detyruar që dy herë brenda një jave t’u ndihmojmë me ushqime dhe mjete higjienike”, bëri të ditur ai.
Në anën tjetër, Avni Zaiti nga Policia Rajonale e Kosovës në veri, pasi konfirmoi se rrugët magjistare ende mbeten të bllokuara, foli për masat e ndërmarra për verifikimin e dëmeve që janë shkaktuar nga aktet e dhunës në veri.
************************
Mitrovicë, 13:40 – Sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com, heqja e barrikadave në veri të vendit mund të jetë një punë e vështirë të arrihet edhe gjatë ditës së sotme.
Sllavisha Ristiq, i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Zubin Potokut, ka thënë se “barrikadat në rrugët në veri të Kosovës mund t’i heqë vetëm Parlamenti i Serbisë, ngase ne nuk kemi kompetenca”.
Ristiq është anëtar i partisë së Vojisllav Kushtonicës dhe njëherit përfaqëson vijën më radikale të serbëve në veri të Kosovës.
************************
Mitrovicë, 13:31 – Raportohet se në këtëo momente ka filluar takimi i të të ashtuquajturës “Bashkësi e komunave serbe të veriut”, për të marrë vendimin lidhur me marrëveshjen e arritur me KFOR-in.
Megjithatë, nuk pritet të shqyrtohen pikat e saj, për arsye se në takim mungojnë përfaqësuesit e komunës së Zubin-Potokut.
Serbët e veritu e kanë sot ditën e fundit për të marrë vendimin për zhbllokimin e rrugëve në veri të Kosovës.
************************
Mitrovicë, 11:51 – Burime të portalit bëjnë të ditur se shqiptarët kanë filluar të furnizohen me karburante të naftës në veri dhe t’i kontrabandojnë ato në jug, pasi që pika e karburanteve në fshatin Zupç të Komunës së Zubin Potokut ka filluar të punojë, që nga e hëna në orët e mbrëmjes.
Pronarët e kësaj pike karburantesh dhe punëtorët e saj, serbë të Zupçit, dyshohet së kanë shtënë me armë zjarri në forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ROSU, më 26 korrik, dhe kanë qenë organizatorë në vendosjen e barrikadave në rrugët në veri të vendit.
************************
Mitrovicë (E MARTË, 9 gusht), 09:05 – Të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe të veriut të Kosovës, do të vendosin sot për marrëveshjen me KFOR-in.
Ata kanë pasur së fundmi një takim me presidentin Tadiq dhe kanë biseduar dje me barrikaduesit e rrugëve në veri, para vendimit për marrëveshjen.
Ndërkohë dje KFOR, përmes zëdhënësit të tij ka demantuar që ndonjë prej këshilltarëve të gjeneralit Buhler t’u ketë kërkuar falje serbëve në veri për atë që ka ndodhur gjatë operacionit që nisi më 25 korrik.
************************
Mitrovicë, 12:33 – Nesër në Leposaviq është parajamëruar të mbahet një takim i strukturave paralele serbe në veri, i të të ashtuquajturve kryetarë të komunave serbe të veriut, të cilët do të vendosin për largimin e barrikadave.
Në takimin që do të mbahet në ambientet e Shkollës së Lartë Teknike, pritet të vendoset për largimin e tyre, ndërkaq, barrikadën në fshatin Rudare serbët kanë paralajmëruar se do ta lirojn vetëm në njërën pjesë, ku strukturat e sigurisë së Qeverisë së Serbisë do ta bënin seleksionimin e atyre personave që do të kalojnë dhe të atyre që s’do të kalojnë në këtë pjesë.
Burimet e portalit marrin vesh se do të lejohen në atë pjesë vetëm KFOR-i dhe EULEX-i, por jo edhe institucionet e Kosovës.
Këto pritet të jenë përfundimet që do të dalin nga takimi i strukturave paralele serbe, nesër, e martë, në Leposaviq.
******************************
Mitrovicë, 11:53 – Plasi sherri midis serbëve. Informatat nga terreni bëjnë të ditur se përçarja midis serbëve është thelluar dukshëm, me zhvillimet fundit në veri të Kosovës.
Bashkëpunëtorët e portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se në mënyrë të drejtpërdrejtë janë kërcënuar Stefanoviqi, Bogdanoviqi dhe katër kryetarët e të të ashtuquajturave komunat serbe të veriut, nga krerët e krimit, si Zvonko Veseloviq.
Veseloviq ka thënë se nëse do të arrestohej ky dhe udhëheqësit tjerë të krimit të organizuar në veri, atëherë do t’i bëjë publike faktet që kanë për thirrjen për djegie të pikave kufitare, krijimit të barrikadave, financimit të tyre si dhe mobilizimin në Veri.
Merret vesh se pikërisht nga Borko Stefanoviqi, Goran Bogdanoviqi dhe liderë të tjerë serbë, këta huliganë janë thirrur për të djegur, mobilizuar dhe organizuar krejt trazirat në Veri.
Duket se Beogradi ka dërguar mbrëmë mesazhin e qartë se serbët nuk kanë rrugëdalje tjetër dhe se krerët e krimit, duhet kinse “të sakrifikohen nga Beogradi për ta qetësuar situatën dhe për ta vënë në vend krejt atë që kanë shkatërruar në veri”.




Situate e lejuar nga bashkesia nderkombetare, pa vullnet per te na ndihmuar ne venjen e ligjit.EULEX te bejme thirrje ne emer te nenave shqiptare te Kosoves mos luani me ndjenjat tona sepse i ka ardhur fundi durimit tone,mos provokoni me kufijte e Kosoves nese nuk doni te ndihmoni ju lutemi mos na pengoni sepse KOSOVA eshte ejona dhe ne vete e rregullome kete qeshtje se mjaft i dhame djeme edhe vasha ketij vendi qe eshte i ujitur me gjakun e shqiptareve mos na ktheni ne vitin 1912 kur konsjut e europes e coptuan SHQIPERINE per apetitet e saja as mos mendoni te luani me fatin e 8 milion shqiptareve.
Serbet pas luftave te zhvilluara me turqin, ne luftat ballkanike dhe ato botrore kane dalur fituas kuptohet duke pasur perkrahjen e shteteve te mbedha. Tani keto raporte kane ndryshuar dhe po ndryshojne. here me shpejt e here me ngadal drejtesia eshte duke shkuar ne ved perpara.
eh von ju ka dal gjumi
Veç n’Ballkan ndodhe qe xhelati ta vras dy here viktimen, njehere duke i marre jeten dhe heren e dyte duke shkele mbi gjakun dhe varrin e tij, e kjo loje e piste po behet ndaj nesh, tash e 100 vjet, ku ne rrihemi, vritemi, debohemi, masakrohemi, kryhet gjenocid ndaj nesh dhe prap s’kemi te drejte te jetojme te lire dhe te pavarur, pikerisht prej atyre qe na i shkaktuan dhe vazhdojne te na i shkaktojne te gjitha keto mizori. Allahu Fuqiplote i shkaterrofte zullumqaret dhe veç n’librat e historise u mesofte per ta, inshAllah! Amin! Paqe!
Shqyptar nuk i kane edhe krejt fajet keta gjelatet siq ceket nga ju, mirepo edhe shume fajin e kemi ne vet. Vetem te ndalemi dhe te mendojm sa njerezit jane vra mes veti veq pas 25 korrikut??? A nuk do te kishte qene me mire qe ata plumba te shprazen ne kokat e atyre derrave ne veri por te ruhen per vellavrasje. shkijet kur po eshte nevoja po mblidhen per 1 ore te gjithe se bashku ndersa ne vetem presim se qka do te na sugjeroj bashkesia nderkombetare, kur dihet mirefilli se qka ata mendojne per ne. Prandaj fajin kryesor e kemi ne vet i nderuar. Na mungon thjeshte menyra e organizimit dhe dashuria per atdhe, gje qe ata “gjelatat” shkije ate e kane.
Me te mira te gjithe shqiptarise.
Kush me dhune nuk i shtyne serbet ne barrikada. Te gjithe vejne atje vullnetarisht sepse te gjithe jane edukuar qe nga femijeria e tyre ne kornizat e krimit. Ky popull nuk ka edukate tjeter perveç kesaj qe po duket ne 20 vitet e fundit : terrorizmi dhe krimi, individual dhe kolektiv.
As vete ata qe thojne se “po detyrohen te dalin ne barrikada” nuk u besojne deklarimeve te tyre e lere me ne…!
mendoj ,as populli serb as,populli shqiptar i kosoves nuk jane te keqij , kjo asht politika e fuqive te medhaja qe ju intereson akoma te qendrojn ne mesin tone.
Po deshen ata per nji kohe shume te shkurter rregullohet kosova e serbia .
Eshte absourde kjo marreveshje.
Bile si ka qene kontrabanda shlire nuk eshte. Kjo eshte me rendesi. Inshallah i kemi edhe nderkombetaret mbrapa kesaj marreveshje.
Arritëm marrëveshje historike me KFOR-in – hAJDE PERHAJER NA KOFT
Unë sapo lexova se Kamionat me ndihma humanitare kane hyre rreth ores 12:20 nga Jarinja???
Pse morre po i lejon keta kriminela kshtu