Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 16:23

Mitrovicë – Rreth 200 banorë serbë nga rajoni i Kollashinit me dhjetëra automjete të tyre, kanë bllokuar të premten në orët e mëngjesit magjistralen Zubin Potok – Ribariq, duke penguar kështu komandantin e ri të Policisë së Kosovës, Zvezdan Spasojeviq, të fillojë detyrën e tij të re në pikën kufitare në Bërnjak.

Serbët e kësaj ane janë vetorganizuar për të penguar zbatimin e urdhrit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Reshat Maliqi, rreth rotacionit të komandantëve policorë në veri, pa marrëveshje me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale.