Lajme Shqip e Premte, 01 Qershor 2012 22:36

Mitrovicë – Sllavko Joviç, i njohuar me nofkën “Cipiripi”, pjesë e strukturave të MUP-it të Serbisë në veri të Mitrovicës, është personi i plagosur me gjëndjen më të rëndë, njoftojnë burimet tona të portalit LajmeShqip.com.

Sipas këtyre burimeve, Cipiripi është personi i pare, që ka ka hapur zjarr me armë në drejtim të ushtarëve të NATO-s duke plagosur një ushtarë të këtij misioni. Mjekët e spitalit të Mitrovicës e kanë futur në sallë të operacionit Cipiripin dhe po mundohen që ti shpëtojnë jetën.  

Në qytetin e Mitrovicës, Cipiripi njihet si polici i Serbisë që ka bërë dëme të shumta gjatë kohës para dhe pas lufte në Kosovë. Cipiripi ka qenë i emëruar si funksionar policie në rajonin e rrugës Mbretëresha Teutë  që nga lumi poshtë, tek stacioni i autobuzëve, deri në lagjen e Shipolit.

Burime te portalit LajmeShqip.com, kanë bërë të dituar se KFOR-i ka arritur të kapë tre serb të armatosuar të cilët kanë shtirë pa ndërprerë drejt ushtarëve të KFOR-it. Arrestimi i serbëve është bërë i mundur vetëm pas izolimit nga ajri të  helikopterëve, ndërsa ushtarët e tjerë të KFOR-it i kanë kapur ata nga toka. Burimi ka shtuar më tej se tre serbët e arrestuar,  KFOR, ia ka dorëzuar policisë së EULEX-it të cilët i ka sjellë në jug të Mitrovicës.

Strukturat paralele serbe jo vetëm që kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it ditën e premte por ata kanë dhunuar edhe studentët serb të të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës. Studentë serb të cilët nuk kanë dashuar të shkojnë në vendgrumbullimin e barrikadave dhe të konfrontoheshin me KFOR-in, por studentët kanë tentuar të kthehen në shtëpitë e tyre përmes jugut të Mitrovicës. Ata janë rrahuar egërsisht nga pjestarë të MUP-it serb dhe Mbrojtjesë Civile serbe. Sulmi i policëve të Serbisë ndaj studentëve serb ka ndodhuar pranë  shkollës së mesme teknike, në veri të Mitrovicës.

Pranë kesaj shkolle, janë rrahuar me dhjetëra student serbë si dhe janë dëmtuar disa autobus. 4 autobusët me targa RKS, rreth orës 18 kishin organizuar kthimin e studentëve nëpër shtëpitë e tyre, në rajonin e Anamoravës dhe jugut të Kosovës. (LajmeShqip.com)