Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 08:53

Mitrovicë – Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka lansuar dje në Prishtinë Raportin mbi Opinionin Publik në Mitrovicë, ku prezantoi të dhëna mbi qëndrimet dhe përceptimet e qytetarëve në këtë qytet (jug/veri), duke përfshirë edhe perceptimet e tyre mbi jetën e përditshme, ekonominë, sigurinë, decentralizimin, pjesëmarrjen politike dhe marrëdhëniet ndër-etnike. 
Në Mitrovicë, 37.6 % e shqiptarëve e flasin gjuhën serbe, ndërsa vetëm 3.3% e serbëve e flasin gjuhën shqipe, sipas deklarimeve në një hulumtim të realizuar nga UNDP. 
Qytetarët e anketuar e shohin stanjacionin e ekonomisë, mungesën e punësimit dhe inflacionin si problemet më të mëdha me të cilat përballet Mitrovica. Shkalla e lartë e papunësisë është veçuar si problem te të gjitha komunitetet etnike. 
Raporti bazohet në një anketë me 1000 të anketuar nga i gjithë spektri etnik në qytet.  Hulumtimi ka për qëllim të mbështesë politikëbërjen dhe përmirësimin e shërbimeve publike. 
Lançimi i raportit prezanton të dhëna relevante që përkojnë me zhvillimet politike, sociale dhe ekonomike në rajon.