Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 08:50

Ministria e Kulturës sërish është në kërkim të drejtorit të bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”. Konkursi tashmë është hapur dhe ky është i katërti brenda një periudhe më pak se dyvjeçare.

Me dy konkurse publike dhe një të brendshëm ka dështuar ta bëjë këtë. Bedri Zyberaj dy herë u emërua në këtë pozitë, por të dy konkurset u shpallën të jashtëligjshëm, shkruan Koha Ditore.

Me konkurs të brendshëm në maj të këtij viti nuk gjeti kandidat e tash e gjashtë muaj ky institucion udhëhiqet me ushtrues detyre. Në lidhje me dy konkurset publike çështja kishte mbërritur edhe në gjykatë.

Tash kabineti i ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, thotë se e ka shqyrtuar mirë çështjen dhe pret që nëpërmjet këtij konkursi institucionin më të lartë bibliotekar ta bëjë me drejtor