Lajme Shqip e Martë, 31 Korrik 2012 16:54

Tiranë  – Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka liruar sot nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), Astrit Halili.

Sipas konfirmimit zyrtar nga Ministria e Brendshme, z.Halili është liruar nga ky post për të marrë një detyrë tjetër në strukturën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm, Astrit Halili, është liruar  nga kjo detyrë pas 7 vitesh shërbimi, ndërsa është zëvendësuar nga Bashkim Shehu, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. (LajmeShqip.com)