Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 11:22

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka ritheksuar se pensionet do të rriten.

Ai përmes një reagimi në Facebook rritjen e pensioneve për pensionistët kontributdhënës e ka cilësuar si diçka për të cilën nuk duhet të dyshohet më.

“Fondi i skemës pensionale rritet për 23 milionë euro, ashtu si kam thënë të premten në konferencë me FMN-në. Kjo është punë e kryer. Buxheti me këtë ndarje shtesë prej 23 milionë eurosh do të aprovohet në Qeveri javën që vjen. Mandej varet nga Kuvendi se sa shpejt do ta aprovojë ligjin e buxhetit për 2016-n”, ka thënë ai