Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 15:11

Tiranë – Lideri i LSI, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të numëruar të gjitha votat e kontestuara në zgjedhjet e 8 majit, pasi, sipas tij, ky vendim shënon një stad të ri transparence në procesin e zgjedhjeve që bën të rëndësishme cdo votë.

Meta tha se “respektoj vendimin e Kolegjit Zgjedhor i cili jo vetëm respekton votën e cdo qytetari të Tiranës por njëkohësisht i hap rrugë një transparence të jashtëzakonshme të procesit duke sjellë një standart të ri të zgjedhjeve, që është në vijim të standartit të mrekullueshëm që vendosën qytetarët e Tiranës në 8 Maj”.

Sipas tij, kjo është fare e pranueshme kur gara mes kandidatëve është e ngushtë, ku është e rëndësishme edhe 1 votë e vetme. Ai shtoi më tej se
“kisha dëshirë që procesi të përfundonte që dje, por jam i bindur se për rrethanat në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet, ku kemi një diferencë të ngushtë mes kandidatëve, transparenca e plotë, maksimale është e mirëpritur dhe e domosdoshme për të mbyllur kapitullin për cilindo që nuk do t’i pëlqente rezultati. Është arritur një rekord i ri transparence, standarti i ri i transparencës se zgjedhjeve, ku rëndësia e një vote të vetmë eshtë bërë e jashtëzakonshme, duke i dhënë peshën reale çdo vote”.