Lajme Shqip Tuesday, 10 January 2012 08:00

Prishtinë- Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 15.45 të pasdites së djeshme në pikën kufitare në Merdarë Serbia ka rinisur lejimin e kalimit të shtetasve të Kosovës me lejet e njoftimit.

“Pas pengesave të krijuara nga pala serbe, konsiderojmë se pavarësisht fluksit të madh të qytetarëve në pikat kufitare që zakonisht shfaqen në periudha festash, pala serbe është dashur të përgatitet për t’i përballuar këto flukse, ashtu sikurse Qeveria e Kosovës, e cila me efektivitet të lartë e zbatoi marrëveshjen për lëvizjen e lirë edhe në periudha të festave e të flukseve të mëdha të qytetarëve”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës.

Lidhur me problemet e krijuara në zbatimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë nga ana e Serbisë, gjatë ditëve të festës, me ç’rast janë krijuar pritje të gjata për shtetasit e Kosovës, 

Zyra e dialogut teknik dhe zv/kryeministrja Edita Tahiri ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësin Robert Cooper, nga i cili ka kërkuar të bëjë presion ndaj palës serbe për evitimin e këtyre problemeve.

Gjatë ditës zv/kryeministrja Edita Tahiri ka biseduar me telefon me Robert Cooper për të diskutuar për krijuara në pikën kufitare në Merdarë, ku po ndalohet kalimi me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës si dhe ka kërkuar angazhim për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Nga ana e tij, Cooper ka njoftuar se në biseda me palën serbe ka marrë premtime për zgjidhjen e pengesave teknike dhe normalizimin të lëvizjes së lirë sa më shpejtë që është e mundur në pikën kufitare në Merdare. (LajmeShqip.com)