Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 19:19

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka thënë se mediat kanë spekuluar sa i përket memorandumit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Rexhepi ka thënë se një memorandum i tillë ka qarkulluar qe disa muaj ndërmjet të dy ministrive, me qëllim të bashkëpunimit, sic tha ai në ato fusha ku mund të bashkëpunohet.

Rexhepi ka thënë se është diskutuar në ato pika ku mund të ketë ndryshime apo bashkëpunime conform ligjit, ndërkaq raportimet e disa mediave, ai kategorikisht i quajti spekulime

Ai ka thënë se propozimi për memorandum bashkëpunimi, do të shqyrtohet nga ekspertët ligjorë, dhe atëherë mund të dilet me rezulutate konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

100-ditëshi i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ministrit Bajram Rexhepi, e gjenë këtë ministri me rezultate pozitive, por që ka ende punë për t’u bërë. Ministri Rexhepi, duke folur për 100 ditët e para të punës së ministrisë që ai drejton, tha se janë marrë vendime të shumëta, siç janë ato për shtetiësinë, zbatimin e politikave të azilit, liberalizimit të vizave etj.

Sa i përket çështjes së liberalizimit, ministri Rexhepi përmendi takimet e grupit punues lidhur me këtë çështje dhe tha se është bërë adresimi i konkludimeve lidhur me udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.

Ministri Rexhepi pranoi se ka ende shumë sfida përpara, ndërkaq rezultatet e kësaj ministrie, ai i quajti modeste.