Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 11:59

Në mesin e 18 vendeve që aktualisht nuk kanë të drejtë vote në UNESCO, për shkak të mos-pagesës së anëtarësisë, 9 prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën dhe nëse deri në nisjen e konferencës së Përgjithshme të 3 nëntorit nuk e kthejnë të drejtën e tyre për votë, Serbia nuk do të mund të llogaris në përkrahjen e tyre.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, duke spikatur se në mesin e këtyre vendeve janë Brazili dhe Irani, ndërsa gazeta beson se ditëve në vijim do t’i shlyejnë borxhet e tyre.

“Aktualisht pa të drejtë vote janë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Brazili, Gjeorgjia, Irani, Izraeli, Xhamajka, Kirgistani, Taxhikistani, Venezuela dhe Zambia, por edhe ato që e kanë njohur Kosovën – SHBA-të, Libia, El Salvadori, Gana, Guinea Bisai, Maqedonia, Nigeri, Somalia dhe Tanzania”, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”, transmeton Koha.net.

Anëtare të UNESCO-s janë 195 shtet, ndërsa për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë do të duheshin dy të tretat e tyre.