Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 18:33

Media serbe lajm kryesor sot kanë pasur votimin e Bordi ekzekutiv të UNESCO-së për të rekomanduar që Kosova të pranohet në këtë organizatë.

Sipas televizionit kombëtar serb Kosova është prezantuar pa asnjë simbol shtetëror dhe se Thaçi hyri në dhomë ku u mbajt takimi, por u largua shumë shpejt.

Mediat serbe po ashtu kanë shkruar për shtetet të cilat votuan pro dhe kundër këtij vendimi. Kundër rekomandimit ishin Rusia, Kina, Kuba, Brazili, Spanja dhe Argjentina, ndërsa mbështetësit e propozimit të Shqipërisë ishin Austria, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Sllovenia, Britania, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe SHBA-të.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë se pavarësisht vendimin e sotëm, Serbia kurrë nuk do të pranojë që trashëgimia e saj kulturore në Kosovë dhe Metohi të hiqet, ose të riemërohet.

Më parë gjatë ditës, presidenti Tomisllav Nikoliq tha se vendimi i sotëm i Bordit Ekzekutiv “me siguri nuk do të jetë i mirë për Serbinë”, dhe se vendi do që tema të shtyhet për vitin 2017. B92 poashtu raporton se shteti i Serbisë, zyrtarët dhe udhëheqësit e Kishës janë kundër anëtarësimit të Prishtinës në UNESCO dhe se ky vendim është i papranueshëm, ndërsa një peticion për këtë qëllim është nënshkruar nga më shumë se 100,00 njerëzve në një periudhë të shkurtër kohe.