Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 17:01

Një ndër marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është edhe ajo për urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas kësaj marrëveshje të arritur me 25 gusht në Bruksel, parashikohet rindërtimi i kësaj ure, e cila besohet se do të lëshohet në qarkullim në qershorin e vitit 2016, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas një raporti të publikuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se të dyja palët kanë kërkuar që kjo urë të rigjallërohet në përputhje me planin teknik, transmeton Koha.net, raportimin e tanjug-ut.

Punimet për rindërtimin e urës pritet të fillojnë më 15 tetor të këtij viti, dhe që nga ajo kohë ura do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Gjatë kësaj periudhe punimesh, pritet edhe ndërtimi i rrugës ‘Mbreti Petri’ dhe më pas të mbyllet edhe çështja e hartave administrative dhe e zonave kadastrale në mes të dyja komunave.