Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 08:36

Vetëm pak ditë pasi është hapur, në një pauzë gati dy vjeçare që kishte ndodhur për shkak të renovimit, pishina e Gërmisë do të mbyllet sërish.

Por kësaj here vetëm për një ditë. Të premten e 17 korrikut, dita në të cilën myslimanët festojnë Bajramin.

“Kompania ‘Sport Marketing’ ju njofton se me rastin e Festës së Bajramit, të premten më 17 korrik, Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për vizitorët. Të gjithë vizitorët i mirëpresim nga e shtuna, më 18 korrik, dhe gjatë ditëve tjera të këtij sezoni veror”, thuhet në njoftim.