Lajme Shqip Sunday, 04 May 2014 13:40

Ditën e sotme është mbyllur panairi i punës, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Ky i fundit e ka cilësuar panairin si një histori suksesi në kryeqytet, ku qytetarët patën mundësi të gjenin një punë sipas aftësive e kualifikimeve të tyre. 

Veliaj duke iu referuar përplasjes që pati pak ditë më parë me një zonjë që pretendonte se kishte humbur punën në administratë, tha se pavarësisht provokimeve me të cilat u shoqërua, ky panair priti mijëra njerëz dhe punësoi qindra të interesuar. 

Në ditën e parë panairi u hap me një incidentet, ku një grua u përplas me kryeministrin Rama dhe ministrin Velaij. Gruaja, Zyhra Kola, militante e PD-së, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna.

Në dalje të Pallatit të Kongreseve ajo u përfshi në replika të forta në fillim me kryeministrin dhe më pas me ministrin Erjon Veliaj. Ajo akuzoi Veliajn se e kishin shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa ministri iu kundërpërgjigj, duke i thënë se do ti gjente punë me pagë 1 mijë euro në muaj dhe ajo nuk pranoi.

 Teksa prezantoi disa nga personat që u punësuan nga firmat pjesëmarrëse në panair, mes të cilave edhe një inxhiniere, duke ironizuar rastin e gruas me të cilën debatoi në ditën e hapjes së panairit, ministri Veliaj tha: “Në panair u punësuan edhe inxhiniere, por jo me shkollë nate”. Në përmbyllje të Panairit, aktivitet ku u prezantuan disa prej personave që gjetën në këtë panair, iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama. 

Debati:

Gruaja: Ne ishim pse na hoqët? 

Veliaj: Kinge, shiko ta shpjegoj unë?

Gruaja: Nuk ka nevojë për kinge, se unë jam sa nëna jote, mos më fol në atë gjuhë. Tregohu më serioz se je fëmija im. Mua me 29 Mars më kanë hequr nga puna. 

Veliaj: Tani je gati të fillosh punë? 

Gruaja: Ku? Jam në profilin tim, jam inxhiniere mekanike, isha atje, isha mirë, pse më hoqët? Pse duhet të sillni juve të tjerët?

Veliaj: E do përgjigjen apo do të bërtasësh? 

Gruaja: Jo nuk dua përgjigje fare, unë do bërtas që të më çoni në vendin e punës, por jo të më hiqni. Po ti çfarë ke bërë 8-9 vjet? Bërtite, llape dhe ti 8 vjet.

Veliaj: Në qoftë se do punë, më jep dorën dhe hajde shkojmë të gjejmë punë. Gruaja: Unë të jap dorën ty për atë punë ordinere? 

Veliaj: Jo jo punë 1 mijë euro, inxhiniere ndërtimi, 1 mijë euro punë, hajde të të çoj. E do punën hajde të të çoj. Gruaja: Jo jo dua vendin tim të punës. 

Veliaj: Hajde të të çoj te puna, më jep dorën. 

Gruaja: Po ik se ju mashtroni, ju jeni gënjeshtarë. 

Veliaj: Jo pension në shtet, po do punë hajde, hajde në punë. 

Gruaja: O zotëri unë isha mirë në vendin e punës, pse më hoqët, pse më hoqët? Nga ana tjetër Kryeministri shmangu protestuesit duke i dhuruar një buzëqeshje kundrejt thirrjeve të tyre: “Qeveri mashtruese, duam bukë”. Për kryeministrin Rama, por edhe për ministrin Veliaj këto protesta janë të nxitura politikisht nga opozita. Veliaj ka ftuar zonjën që bashkë me të të shkojnë në stendat e Panairit të Punës për të aplikuar për një vend pune, por protestuesja nuk ka pranuar. “Nuk dua punë nga ju”, iu drejtua protestuesja ministrit Veliaj