Lajme Shqip Thursday, 13 September 2012 16:52

Prishtinë -  Gjykatësja për konfirmim të aktakuzës ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Bujar Bukoshit që ai të lirohet për shkak të imunitetit që gëzonte në kohën kur pretendohet se kishte kryer veprat, për çka dyshohet.

Këtë e ka konfirmuar për KTV-në, avokati i tij mbrojtës, Besnik Berisha. Ai ka shtuar se arsyetimi i gjykatëses ka qenë se imuniteti nuk është çështje që e mbulon atë për çka dyshohet zëvendëskryeministri i liruar nga detyra, Bujar Bukoshi. Avokati Berisha ka thënë se megjithatë gjykatësja ka vendosur të hedh poshtë dëshminë e Ekrem Maliqit, por jo edhe atë të Haki Ejupit. “Tash brenda 48 orëve ne do të ushtrojmë ankesë për çështjen e imunitetit dhe pastaj kolegji i gjyqtarëve do të mblidhet në një seancë jo të rregullt dhe do të vendos për këtë”, ka përfunduar Berisha.

Sipas aktakuzës, në rastin e Bujar Bukoshit e Ilir Tolajt, 10 të pandehurit në bashkëveprim janë siguruar që ‘Jona Med’ të mos marrë asnjë kontratë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse në shumë tenderë ajo kishte plotësuar kushtet e përgjithshme dhe se kishte qenë kompania që kishte ofruar çmimin më të ulët. (LajmeShqip.com)