Lajme Shqip Sunday, 25 October 2015 22:38

Akademiku serb Matija Beçkoviq ka folur për pavarësinë e Kosovës dhe për mundësinë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s.

“Serbinë po e shantazhojnë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, për shkak se ata e dinë se nga ajo (nga Serbia), varet nëse Kosova është e varur ose jo . Edhe po ta njohë e gjithë bota, nëse nuk e njeh Serbia, kjo nuk do të thotë asgjë”, ka thënë Beçkoviq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “Veçernje Novosti”, lidhur me pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Beçkoviq është për përgjigjur me cinizëm për gjasat e pranimit të Kosovës në UNESCO.

Në pyetjen nëse Kosova do të pranohet në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara, ai e është përgjigjur: “Pyetja ka mundur të bëhet ndryshe: A do t’i shndërrojë UNESCO piromanët në zjarrfikës“.

Akademiku serb ia sheh për të madhe Bashkimit Evropian që, sipas tij, e respekton më shumë Turqinë se Rusinë.