Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 10:59

Prishtinë – Për qytetarët të cilët kalojnë çdo ditë nëpër sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, tashmë është bërë mëse i njohur “refreni” që dëgjohet në mikrofon i cili shpërndanë një mesazh në gjuhën angleze, e thotë: “Together we can change the world” (Bashkë mund të ndryshojmë botën).

Mirëpo ky nuk është vetëm një mesazh. Ky është edhe emri i një organizate e cila po akuzohet se ka kërkuar ndihmë në emër të fëmijëve të cilëve asnjëherë nuk u është dërguar asnjë cent.

Këtë problem shqetësues e kanë ngritur vet familjarët e fëmijëve, emrat e të cilëve përmenden për të kërkuar të holla nga qytetarët, nga organizata në fjalë.

Familjet kanë thënë për “Tribunën” se atyre nuk u ka shkuar asnjë cent, kurrë.

Njëra nga to është familja Berisha nga Batllava, familje e cila ka folur hapur për gazetën Tribuna. Vajza nëntë vjeçe e Mehmet Berishës, Fatmirja vuan nga një deformim i rëndë i shtyllës kurrizore. Në emër të saj punëtorët e organizatës “Together ëe can change the ëorld” kishin kërkuar ndihmë në të holla nga qytetarët e Kosovës. Por të hollat e mbledhura familja nuk i ka parë asnjëherë.