Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 20:21

Tiranë – Shqipëria dhe Vatikani kanë një bashkëpunim të ngushtë njerëzor dhe institucional, ka deklaruar të hënën Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Arqipeshkvin Dominik Mamberti.

Kryeparlamentarja Topalli dhe zyrtari i lartë i Vatikanit biseduan mbi vlerën unike të shqiptarëve – bashkëjetesën fetare.

Ndërkaq, arqipeshkvi Mamberto ka vlerësuar lartë vlerat njerëzore dhe qytetërimin shqiptar.

 

Sipasi tij, Europa do të pasurohej me kapitalin historik dhe human të Shqipërisë dhe kjo vlerë e jashtëzakonshme e shqiptarëve është një aset që duhet promovuar.  Ai tha se aspirata e integrimit të Shqipërisë në Europë është një aspiratë legjitime.

Për kryetaren e Kuvendit kjo vlerë e rrallë është dëshmi e një vizioni perëndimor të shqiptarëve, një mesazh që duhet përcjellë kudo në botë.