Lajme Shqip Wednesday, 19 October 2011 15:42

Bruksel – Në Bruksel, në një tribunë për përvojat shfrytëzimit të regjimit pa viza për shtetet e Ballkanit Perëndimor, komesionerja evropiane për punë të brendshme, Sesilia Malstrom, bëri me dije se nga e gjithë shoqëria e Ballkanit Perëndimor, ende vetëm Kosova është jashtë sistemit pa viza.

Por, ajo premton se Kosova nuk do të lihet si një “ishull i izoluar” dhe se në dhjetor me Kosovën do të nisë dialogu për vizat.

“Kosova ende është jashtë këtij sistemi dhe, natyrisht, nuk është qëllimi ynë që ta lëmë Kosovën si një ishull të izoluar në Ballkanin Perëndimor. Ata ende nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme, por po bëjnë përparim të madh. Natyrisht se në dhjetor të këtij viti do të marrin përgjigjet në listën e pyetjeve të cilat na brengosin dhe shpresoj se para festave të fundvitit do të kemi rastin që me Kosovën të nisim dialogun për vizat”, ka theksuar Malstrom.

Në anën tjetër ajo ka paralajmëruar vendet ballkanike, duke thënë se është e palejueshme që nga shtetet të cilave BE u ka hapur dyert të vijnë njerëzit, duke shfrytëzuar regjimin pa viza dhe kërkojnë azil.