Lajme Shqip e Premte, 24 Gusht 2012 18:46

Prishtinë – Vetëm një javë pasi që zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli prezantoi një dokument ku thuhej se Republika e Malit e ka njohur Kosovën, dalin dyshimet e para.

Republika e Malit nuk e ka njohur Kosovën. Kjo është deklarata që ka bërë sot presidenca e Republikës së Malit. Deklarata është bërë të enjten në mbrëmje pasi presidenca ka marrë informacionin se një dokument thotë se kjo republikë e ka njohur Kosovën.

“Presidenca dëshiron që në mënyrë kategorike ta mohoj këtë lajm fals i cili tenton ta shkatërroj imazhin e Malit”, thuhet në deklaratë, të cilën e transmeton Global Times.

“Rrjedhimisht, presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rreme”, shkruan në fund të deklaratës.

Të premten e kaluar ishte zv.kryeministri Begjet Pacolli, që ka dhënë lajmin për njohje, ku edhe e ka prezantuar notën verbale të njohjes. Ndërkohë KTV raporton se ka dyshime se kjo njohje është falsifikuar. (LajmeShqip.com)