|
|
e Hënë, 15 Tetor 2012 17:11 VLORË – Arrin në 5 persona numri i të infektuarve me sëmundjen e Malarjes në vendin tonë. Në Vlorë sot kanë mbërritur në spital 2 raste me malarie. Mësohet se të dy personat kanë ardhur nga Afrika e Jugut ku punonin në një kompani shqiptare, ashtu si 3 rastet e mëparshme. Ata kishin pak ditë që ishin kthyer në atdhe pasi u kishte përfunduar kontrata me kompaninë.
Shefi i epidemiologjisë bëri të ditur se pacientët e sapombërritur në spital kërkuan ndihmë pasi dyshonin se ishin prekur nga një sëmundje e rëndë.
“Nga analizat që u kryem rezultoi se ata ishin prekur me malarie”, thotë Shefi i epidemiologjisë në spitalin e Vlorës.
Sipas tij, rastet janë sporadike dhë të izoluara ndaj nuk është momenti për panik.
“Ata kanë ardhur të sëmurë nga jashtë vendit dhe jo të infektuar në Shqipëri”, thonë mjekët duke këshilluar familjarët e të sëmurëve të kenë kujdes, pasi duhet të kryejnë analizat për të evidentuar nëse kanë gjurmë nga sëmundja.
“Rastet me malarie janë përballuar me sukses”, shtojnë mjekët në spitalin e Vlorës rreth të prekurve më Malarje.(LajmeShqip.com)