Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 14:15

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e ka vlerësuar si një lajm të mirë nënshkrimin e marrëveshjes së Kosovës me BE për Stabilizim Asociim. Lunaçek ka thënë se ky është hap i rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit evropian.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Evropës është lajm i mirë dhe në të njëjtën kohë një hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian”, ka thënë Lunaçek.

Sidoqoftë eurodeputetja tani ka ‘urdhëruar’, Kuvendin e Kosovës që sa më parë të ratifikojnë këtë proces për shkak të rëndësisë së saj.

“Tash unë thërras për një ratifikim të shpejtë të këtij proces nga Eurodeputetët dhe Kuvendi i Kosovës pasi që MSA do të jap një stimul të fuqishëm për implementimin dhe institutcionalizmin e reformave dhe mundësve të reja për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe të kontribuoj në stabilizimin e regjionit”, ka thënë Lunaçek.