Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 09:00

Bruksel– Raportuesja e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Ulrike Lunaçek po angazhohet për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike, që do mbahen gjatë kësaj vere në Londër.

Në amendamentin, të cilin e ka dorëzuar në Rezolutën e PE-së për Kosovën, e të cilin agjencia serbe Tanjug ka pasur rastin ta shoh, ajo ka treguar për rëndësinë e  “avancimit të raporteve të Kosovës dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare të cilat merren me kulturën dhe ruajtjen e trashigimisë, si dhe pjesëmarrjen në organizatat sportive”.

Zëdhënësi i Lunaçekut, Volfgang Mahrajh i ka thënë Tanjugut se për Rezolutën për Kosovën do të diskutohet të enjten. Lunaçek  në amendamentin e vet të paraqitur veçmas, ka apostrofuar Komitetin Ndërkombëtar Olimpik “në pikëpamjen e mundësimit të pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Lojërat Olimpike të Londrës”.