Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 14:31

Tiranë – Viti 2011 do të hyjë në historinë e statistikave të policisë për sasitë e drogës së bllokuar. Kështu vetëm gjatë ditës së martë një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, e destinuar për t’u shitur, është sekuestruar nga forcat e policisë së Tiranës.

Në pranga kanë përfunduar dhe 3 shtetas të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.

Të arrestuarit nga forcat e policisë të seksionit Kundër Narkotikëve janë Agron Shaba, 30 vjeç, Gentian Shaqiri, 23 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Tarzan Tahiri, 26 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj të rinjve rëndon akuza e “shitjes së lëndëve narkotike.” Operacioni i koduar “Lavazhi” u mor pasi policia kishte marrë informacione se të arrestuarit merreshin me shitje të lëndëve narkotike.