Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 12:36

Luksemburg – Gjatë qëndrimit në Luksemburg, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Hoxhaj dhe Asselborn do të diskutojnë për format konkrete të thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve dhe diplomacive të të dyja vendeve.

Në takim do të flitet edhe për përkrahjen e Luksemburgut në avancimin e proceseve integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën dhe për aspekte të tjera të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj do të takohet edhe me Marie-Josée Jacobs, Ministre e Familjes, Integrimeve, Bashkëpunimit dhe Aksioneve Humanitare e Luksemburgut.