Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 21:00

Udhëheqësit shqiptarë të Luftës së Preshevës paralajmëruan që nesër do të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Shqiptare.

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se Asociacioni themelohet për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ngjashëm me të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Pika e rendit të ditës e cila do të jetë shqyrtim dhe miratim i vendimit mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Luginë të Preshevës është vendim konform rrjedhave dhe zhvillimeve demokratike sot në regjion, pikërisht bazohet në vendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Republikën e Kosovës që është mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe që është në pajtueshmëri të plotë me dy Kryeministrat e dy shteteve fqinje”, tha Mustafa për RTV21.