Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 18:09

Tiranë – Sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani, nisur nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka deklaruar se Rama në mandatin e 3-të, e braktisi bashkinë. Ishin qytetarët ata që e ndëshkuan Ramën me votë. Ndër të tjera Manjani ka deklaruar se Rama është drejtuesi i gabuar për PS-në, dhe se kjo e fundit është drejt kapitullimit politik. Ylli Manjani, përpara se t’i bashkangjitej LSI-së, ishte eksperti kryesor ligjor i zgjedhjeve në Partinë Socialiste, por pasi lideri socialist Edi Rama nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009, ai u largua nga selia rozë.