Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 16:00

Tiranë – Testi i lojërave, i iniciuar për herë të parë në publik nga Lëvizja e Gruas për Zhvillim Integral, të realizuar në Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Shkencave, Tiranë rezultoi se analiza e lodrave përmbante lëndë të rrezikshme.

Lodrat përmbajnë kimikate si Polyvinyl chloride (PVC), Chloride (Cl), Dioxide Titanium (Ti), Kalcium (Ca), Zinc (Zn) si dhe ngjyrues të rrezikshëm, të cilat shkaktojnë probleme të rëndësishme në shëndetin e fëmijëve.

Testi identifikon se trupat e kukullave atje ku u bënë matjet e para PVC (Polyvinyl chloride) u paraqit me nivele të larta ku elementi kryesor përbërës ishte: Chloride (Cl),Kalcium (Ca), Zinc (Zn).

Në pjesën e këpucës të kukullës paraqitej një lloj tjetër plastike, ndërsa në trup rezultoi me përmbajtje të lartë Chloride (Cl), këpucët rezultuan se kishin si mbushës Dioxid Titanium (Ti O2) dhe Zinc (Zn).

Si konkluzion i Testit të Lojërave në rezultatet e paraqitura nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Shkencave, Tiranë, kukullat e testuara rezultonin se indikatorët e PVC paraqitnin rezultate shumë më tepër normës së lejuar.

Në këtë investigim, prania e përqendrimit të lartë të klorit është konsideruar si një zëvendësues për gjetjen, plastikë e zakonshme e bërë me klor, duke krijuar rreziqe të mëdha dhe mund të përmbajnë aditivë që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.