|
|
e Hënë, 24 Shtator 2012 09:02 New York – Në vazhdim të qëndrimit të tij në New York, zv/kryeministri i Qeverisë, Behgjet Pacolli raportohet se ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve nga Amerika Qendrore dhe Caricomi.
Sipas zëdhënësit të tij, Pacolli është takuar me përfaqësues të Meksikës, Republikës Dominikane dhe Surinamit.
“Në takime të ndara, zv/kryeministri ka shprehur nevojën e madhe që ka vendi ynë për njohje të reja, të cilat do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në familjen e vendeve demokratike të botës”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij, ku shtohet se ai gjatë ditëve të ardhshme pritet të takohet edhe me kryesuesin e delegacionit shtetëror të Meksikës.
Sipas kësaj informate, momentalisht zëvendëskryeministri Pacolli është duke zhvilluar një takim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Elliott Ohin, dhe sipas kësaj informate “nga këtu priten lajme të rëndësishme”.(LajmeShqip.com)