Lajme Shqip Saturday, 14 January 2012 15:00

Prishtinë (PLOTESUAR, 15 janar, 13:30) Shumica e protestuesve të arrestuar dje në protestën në Kosovë për bllokimin e mallrave serbe, tashmë janë liruar.

“Totali i të arrestuarve ka qenë 146 persona. Tani janë vetëm 15, të cilëve u është shqiptuar masa a ndalimit policor, me vendim të prokurorit. Të tjerët janë liruar me procedurë të rregull”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka.

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, 112 janë arrestuar në protestën e cila është mbajtur në afërsi të pikëkalimit kufitar Merdar, kurse 34 kanë qenë të arrestuar në afërsi të pikëkalimit kufitar Dheu i Bardhë.

**********************************

Prishtinë (PLOTESUAR, 15 janar, 12:15) -Situata në vendkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë është normalizuar, njofton Policia e Kosovës pas një dite me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje drejt këtyre pikëkalimeve kufitare më Serbinë.

Burimet e organizatorëve të protestës dhe të policisë kanë njofuar për dhjetëra të lënduar e mbi njëqind të arrestuar.

Në protestat e djeshme, sipas njoftimit të mbrëmshëm të Lëvizjes  Vetëvendosje, janë plagosur 10 protestues, ndërsa 114 janë arrestuar, përfshirë 5 deputetë dhe 8 anëtarë të kryesisë së kësaj partie.

Policia e Kosovës, në orët e mbrëmjes ka njoftuar gjatë ditës së zhvillimit të protesateve  rreth 30 zyrtarë policor kishin pësuar lëndime, ndërsa numri i të ndaluarve kishte arritur në 146 persona.

Sipas Policisë, gjate rezistencës aktive te protestuesve nga hedhja e gurëve dhe mjeteve te forta (metalta) janë dëmtuar edhe disa vetura zyrtare, si dhe pajisje te policisë.

Lëvizja Vetëvendosjes me qindra aktivistë të saj marshoi dje nga qytete të ndryshme të Kosovës drejt dy pikave kufitare me Serbinë,  në Merdare në  verilindje afër Podujevës dhe te Dheu i Bardhë në lindje afër Gjilanit, për t’i bllokuar ato, me pretendim se qeveria nuk po zbaton masat e reciprocitetit, sipas një mocioni të saj të miratuar në Kuvend.

**********************************

(Merdarë 21:00) Burime të portalit LajmeShqip.com njoftojnë se policia e Kosovës po kthehet nëpër bazat e tyre nga Merdarë pasi tashmë protestuesit janë shpërndarë dhe janë liruar rrugët.

Në një njoftim për mediat Policia e Kosovës njofton se tashmë situata në vendkalimet kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë është normalizuar.

**********************************

(Dheu i Bardhë 20:00) Burimi i portalit LajmeShqip.com brenda strukturave të sigurisë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e nënkryetarit të Vetëvendosjes Shpend Ahmeti, i konsideruar udhëheqës dhe organizator i aksionit të sotëm kundër futjes së produkteve serbe në Kosovë.

Burimi i portalit konfirmon se Ahmeti ka qëndruar gjatë gjithë kohës në mes të protestuesve duke mos u shkëputur në asnjë moment prej tyre.

Por arrestimi i tij është kryer në mënyrë të organizuar nga njësia civile speciale e Policisë së Kosovës që e ka nxjerrë atë nga mesi i turrmës me forcë të matur.

Burimi i portalit konfirmon gjithashtu se Ahmeti ka kundërshtuar arrestimin dhe ndaj tij është ushtruar mjaft dhunë.

Duhet theksuar se kjo është hera e parë që njësia spciale civile e Policisë së Kosovës aktivizohet hapur në publik.

 **********************************

(Dheu i Bardhë 19:15) Aktivistë të Vetëvendosjes njoftojnë se deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, është rrahur nga Policia e Kosovës.

Aktivistët thonë se ndaj tij dhe disa aktivistëve të tjerë është ushtruar dhunë. Situata vijon të jetë shumë e tensionuar në afërsi të pikës kufitare të Dheut të Bardhë.

**********************************

(Dheu i Bardhë 18:15)Vetëvendosje njofton se janë arrestuar nga policia e Kosovës, pranë pikës kufitare te Dheu  i Bardhë deputetët e Vetëvendosjes Liburn Aliu, Glauk Konjufca, Visar Ymeri, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina, Premton Ibërdemaj.

Kurse në Besianë arrestohen deputetët Afrim Hoti, Taulant Kurti, deputetja Albana Gashi,  dhe Blerim Sallahu. Te Dheu i Bardhë protestuesit janë duke qëndruar të ulur në tokë.

**********************************

(Dheu i Bardhë 18:05) Vetëvendosje njofton se policia ka ndërhyrë mbi protestuesit te Dheu i Bardhë, pasi i kishte dhënë ultimatum për shpërndarje. Gjithashtu thonë se janë arrestuar tre protestues. Situata është tensionuar pas intervenimit të policisë.

**********************************

(Besjanë 17:25) Është arrestuar vetëm pak minuta më parë Shpend Ahmeti, një prej aktivistëve më në zë të lëvizjes Vetëvendosja i konsideruar si organizatori dhe udhëheqësi i këtij aksioni për bllokimin e futjes së produkteve serbe në Kosovë.

Lajmi konfirmohet nga një burim i portalit.

Bashkë me Ahmetin janë arrestuar edhe tre aktivistë të tjerë Arbër Zaimi, Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.

Burimi sqaron gjithashtu se arrestimi i Shpend Ahmetit ka shkaktuar irritimin e mëtejshëm të protestuesve duke nxitur revoltë nga ana e tyre.

Pra situata vijon të jetë e tensionuar ndërsa LajmeShqip ndjek hap pas hapi të gjitha zhvillimet që ndodhin në Merdarë por edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë.

*********************************

(Podujevë 15:30) Policia e Kosovës nëpërmes zëdhënësit të saj Brahim Sadriu ka konfirmuar se Albin Kurti nuk është arrestuar.

Ndërsa lëvizja Vetvendosja ka nxituar të shpërndajë lajmin në momentin e arrestimeve masive që në mes të të arrestuarve ishte edhe lideri i saj Albin Kurtti!…

“Jo! Albin Kurti nuk është i arrestua”, ka thënë Sadriu.

Ndryshe, raportohet se Policia është duke vazhduar aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar. Në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Albin Kurti, Hysen Durmishi, Salih Zyba, Gani Krasniqi, naser Shatri, Fisnik Ismajli, Blerim Maqastena, Durim Jasharaj, Skender Merturi.

**********************************

(Podujevë 14:45) Vetvendosja ka konfirmuar se lideri i saj Albin Kurti është arrestuar sëbashku me Sali Zyban.

Ka qenë njësia speciale e policisë së Kosovës e cila ka arritur të prangosë Albin Kurtin dhe t’a shkëpusë nga aktivistët që tentonin t’a mbronin me trup liderin e tyre.

Rrugët drejt Merdares tashmë janë liruar bën me dije policia.

Ndërsa turma pas ndërhyrjes me ujë dhe gazlotsjellës është shprërndarë drej arave dhe është fshehur nëpër banesat aty pranë.

Ndërkohë bilanci flet për disa policë të lënduar dhe madje edhe gazetarë që kanë qenë të pranishëm aty në momentin e përleshjes.

****************************

(Podujevë 14:42) Policia thotë se nga aksioni i parë janë lënduar dy policë nga sendet e forta që janë lëshuar në drejtim të saj nga aktivistët e Vetvendosjes ndërsa pritet të nisë edhe aksioni i dytë për shpërndarë turmën.

Aktivistët marrin në mbrojtje Albin Kurtin që të mos arrestohet nga policia. Kujtojmë që policia ka urdhër për të arrestuar edhe deputetët e Vetvendosjes.

*******************

(Podujevë 14:26) Policia e Kosovës e pajisur me maska anti-gazlotsjellës ka filluar ndërhyrjen për të shpërndarë aktivistët e Vetvendosjes të cilët janë mbledhur në Podujevë.

Pasi i’u dha 5 minuta kohë për t’u shpërndarë, aktivistët nuk pranuan t’i binden urdhërit dhe policia nisi shpërndarjen e tyre me forcë.

Policia ka urdhër sipas informatave të portalit LajmeShqip.com që të arrestojë persona me imuntet të deputetit nëse do të ketë rezistencë ndaj ligjit.

Shoqërohen disa aktivistë ndërsa policia po përdor edhe spraj.

************************

(Podujevë 14:06) Policia e Kosovës, jep 5 minuta kohë Vetvendosjes për të liruar rrugën në të kundërt do të ndërhyhet.

Albin Kurti i është përgjigjur policisë duke kërkur të mos provokohen sepse rrugën nuk e kanë bllokuar ata por policia me urdhër të Ministrisë së Brendëshme. “Serbia është shtet armik dhe kriminal”-ka deklaruar ai.

**********************

Sipas burimeve të  portali LajmeShqip.com ka mësuar se drejtuesit e Lëvizjes Vetvendosje kanë marrë me vete edhe mjete si batanije dhe jastëkë që do t’i mundësonin atyre të kalonin natën në pikat kufitare në Merdare dhe Dheun e Bardhë.

Sipas burimeve mësohet se Policia e Kosovës ka arritur që  t’ua marrë këto pasjisje.

Sipas të dhënave policiore në një analizë paraprake të informatave që vijnë mbi këtë aksion të Vetvendosjes, nuk pritet një precepitim i situatës ndërsa policia ka marrë urdhër që edhe nëse deputetët e Vetvendosjes thyejnë rregullat e rendit do të prangosen dhe do të arrestohen.

**********************

(Podujevë 13:35) Shpend Ahmeti drejtues i Vetvendosjes ka deklaruar se “kemi informata që asnjë kamion nga Serbia nuk po kalon në pikat kufitare dhe ne mund të rrijmë këtu ditë e natë.”

“Albin Kurti ka biseduar me drejtuesit e policisë ku ka kërkuar që aktivistët të mos provokohen dhe as ata nuk do të sulmohen nga aktivistët pasi kjo është situatë paqësore”-ka deklaruar Ahmeti.

***********************

(Vërmicë ora 13:20) Tjetër ndalesë për mbështetësit e Vetvendosjes që janë nisur ngaShqipëria drejt Merdares. Pasi janë mbajtur për më tepër se një orë në kufirin shqiptarë në Morinë tashmë autobusët janë bllokuar sërish në tokën neutrale në Vërmicë.

***********************

(Podujevë ora 13:10) Aktivistët e Vetvendosjes janë qetësuar disi pasi një polic i Kosovës është lënduar lehtë nga një protestues që e goditi atë me një tullë.

Gjendja është qetësuar pas thirrjeve që janë bërë si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e protestuesve.

Por, protestuesit po insistojnë që t’ju lirohet rruga për të shkuar deri në kufi.

******************

(Podujevë ora 13:00) Policia e Kosovës ka filluar që të shpërndajmë protestuesit. Sipas reporterit të Expressit Policia është duke hedhur sprej drejt protestuesve tek udhëkryqi i Podujevës.

Dy liderët e Lëvizjes, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti kanë mbajtur një fjalim ku kanë bërë thirrje edhe njëherë që protesta të jetë paqësore.

Në Dheun e Bardhë, mediat njoftojnë se situata është e qetë.

***********************

Morinë ora 12:56) Autoritetet kufitare në Morinë kanë lejuar kalimin e dy autobusëve me mbështetës nga Shqipëria që do të jenë të pranishëm në aksionin e Lëvizjes Vetvendosja për bllokimin e kalimit të mallrave serbe në Merdare.

*********************

(Podujevë ora 12:50) Nisin fërkimet e para mes aktivistëve të Vetvendosjes dhe policisë së Kosovës. Mësohet se protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë ndalur tek udhëkryqi i Podujevës.

Policia e Kosovës ka bllokuar çdo rrugë që shpie tek pika kufitare Merdare.

Njësia Speciale e Kosovës i ka ndalura protestuesit në këtë pikë, ndërsa Albin Kurti deri tani nuk është parë në krye të protestës.

**********************

(Prishtinë ora 12:20) Lideri i Vetvendosjes Albin Kurti, ka dalë nga zyra e tij dhe është drejtuar për në pikën kufitare të Merdares nga ku do të drejtojë aksionin për bllokimin e kalimit të mallrave serbe drejt Kosovës.

Kurti ka sqaruar edhe njëherë se ky aksion nuk do të bllokojë lëvizjen e njerëzve por vetëm të mallrave drejt Kosovës.

Kurti ka deklaruar se “Vetvendosje” nuk do të zmbrapset në aksionin e saj dhe se ajo do të jetë paqësore.

*********************

(Merdare Ora 12:20) Në pikën kufitare në Merdare situata paraqitet e qetë dhe nuk ka probleme. Ka prani të lartë të forcave policore të Kosovës ndërsa vijojnë të kalojnë automjete dhe kamionë të cilët vijnë nga Serbia.

*********************

(Morinë 12:10)  2 autobusë më mbështetës të aksionit të Vetvendosjes të nisur nga Shqipëria drejt Medares po vonohen në pikën kufitare të Morinës. Nuk ka të dhëna për aryen e kësaj vonese.

Sipas deklaratave të aktivistëve nga Shqipëria thonë se automjete të tjera arrijnë të kalojnë nga në kufi ndërsa autobusi jo.

********************

(Merdare 12:00) Mbi 500 protestues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbërritur në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata 300 metra larg piks kufitare.

Sipas informacioneve, rrugët po kontrollohen nga Policia e Trafikut, kurse pas tyre janë rreshtuar Njësia Speciale.

*********************************

Vetëvendosje niset drejt kufirit

10:00 Lëvizja Vetëvendosjes së bashku me krerët e saj tashmë është rrugës drejt pikave kufitare te Dheu i Bardh dhe Merdare. Lajmin e ka konfirmuar Dardan Mulliqaj nga kjo lëvizje.

Dardan Mulliqaj ka thënë për Info Globin se tashmë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me deputet e kësaj janë nisur për në pikat kufitare te Dheu i Bardh dhe Merdare.

“Ne tanimë jemi rrugës për në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdare jemi nisur rreth orës 11:30 min. Tani jemi në dalje të qytetit të Gjilanit” ka konfirmuar Dardan Mulliqaj nga lëvizja Vetëvendosje.

Përndryshe, në doganën e Morinës kanë arritur dy autobus me përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosjes. Raportohet se policia nuk ka lejuar përkrahësit e Vetëvendosjes nga Shqipëria që të kalojnë kufirin.

*********************************

Tiranë- Dy autobusë nga Tirana janë nisur sot drejt Kosovës rreth orës 7:00 të mëngjesit nga stadiumi “Qemal Stafa”.

Rreth 100 mbështetës të “Vetëvendosje” do t’i bashkohen protestës së sotme në pikat kufitare me Serbinë. Dy autobusët e nisur nga Tirana kanë një flamur kombëtar në pjesën ballore të tyre.

Ndërkohë, organizatorët nga Shqipëria thonë se qytetarë të tjerë nga qytetet, Durrës, Vlorë dhe Shkodër janë nisur drejt Kosovës me automjetet e tyre private.

Ditë më parë, në rrjetin social Facebook kreu i “Vetëvendosje”-s Albin Kurti bëri thirrje për pjesëmarrje në këtë aksion. (BW)