Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 09:04

Qëndrimi i Listës Serbe, për të mos i votuar ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), nuk ka ndryshuar.

Kështu deklaron për “Zërin” udhëheqësi i kësaj Liste, Aleksandër Jabllanoviq, i cili gjithashtu mohon të jetë takuar me udhëheqës të Qeverisë së Kosovës për gjetjen e modaliteteve për FAK-un.

“Nuk jemi takuar për këtë temë dhe Qeveria e Kosovës e ka të qartë tashmë qëndrimin tonë, se nuk do ta votojmë FAK-un. Nuk e shohim të arsyeshme që të kemi Forca të Armatosura”, deklaroi Jabllanoviq. Ndryshe, themelimi i FAK-ut kërkon shumicën e dyfishtë të votave në Kuvend, që i bie se pa shumicën e votave të komuniteteve pakicë, Forcat e Armatosura nuk do të mundë të kalojnë në Kuvend.