Lajme Shqip e Martë, 17 Korrik 2012 11:32

Prishtinë (PLOTESUAR 17 Korrik 2012, 15:45)- Është kthyer në Kosovës ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mbërritjen e tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ia kanë konfirmuar KTV-së burime të ndryshme. Ramush Haradinaj është liruar nga Tribunali për herë të dytë pas përfundimit të dëshmive dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Lideri i AAK-së, Haradinaj, kësaj radhe do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali të marrë vendimin përfundimtar të këtij procesi, i cili pritet të merret në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit. (LajmeShqip.com)

**************************************

Hagë, 17 Korrik 2012, Sipas burimeve te Zërit, pritet që sot në mesditë, rreth orës 12:00 të mbërrijë ish kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj

Bëhet e ditur se Tribunali i Hages e ka liruar z. Haradinaj për herë të dytë pasi kanë përfunduar dëshmitë dhe fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe Mbrojtjes deri në marrjen e vendimit të Trupit Gjykues në Tribunalin e Hagës në procesin e përsëritur gjyqësor kundër tij dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Siç njoftojne burimet e lartpërmendura, z. Haradinaj do të qëndrojë në Kosovë derisa Tribunali i Gjykatës së Hagës të marrë vendimin për shpalljen vendimtare të ketij proçesi gjyqesor. (LajmeShqip.Com)