|
|
e Shtunë, 05 Maj 2012 07:02 Prishtinë – Kuvendi i Kosovës ia ka dorëzuar të premten pasdite presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, Kodin e ri Penal për nënshkrim, amandamentet e të cilit janë miratuar më 20 prill 2012.
E premtja ishte dita e fundit e paraparë me afatin ligjor që Kuvendi t’ia dorëzojë presidencës Kodin, dy nenet e të cilit, 37 dhe 38, janë kritikuar ashpër nga asociacionet vendore dhe ndërkombëtare që merren me mediet, të cilësuara si përpjekje për të heshtur gazetarinë hulumtuese.
Nenet në fjalë kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.
Në shenjë mospajtimi me këto nene, dje të gjitha mediet e Kosovës kanë bojkotuar punën e insitutcioneve dhe të partive politike të vendit.
Në ndërkohë këtyre dy neneve janë prononcuar edhe zyrtarë të lartë të pushtetit duke apeluar që Kodi të mos nënshkruhet nga kryetarja e vendit me këto dy nene. (LajmeShqip.com)