Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 15:36

Ish-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj ka nisur të shtrijë aktivitetin e tij politik edhe në qytetet tjera. Ai, tashmë ka dalë në përkrahje edhe të Fitim Selimit në Lipjan. Ish-Kryetari i PDK’së në Lipjan, i cili kandidon për Kryetar të Komunës me AAK’në, Fitim Selimi ka publikuar fotot në të cilat shihet edhe Fatmir Limaj.

 

Limaj bashkë me Selimin kanë shëtitur në këmbë në rrugët e qytetit të Lipjanit duke përkrahur njerëzit që kanë ikur nga PDK’ja. Në tubimin përmbyllës të Iniciativës Qytetarë të Malishevës, Fatmir Limaj paralajmëroi se ndryshimi do të vjen edhe në qytetet e tjera, përfshirë Lipjanin. Fatmir Limaj aktualisht mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së PDK’së, por në këto zgjedhje ka dalë hapur kundër Partisë së Hashim Thaçit. Limaj bashkë me Jakup Krasniqin po kërkojnë vota për Iniciativat e themeluara nëpër vendlindjet e tyre.