Lajme Shqip e Hënë, 14 Nëntor 2011 11:11

Prishtinë (PLOTËSUAR, 18:00) – Deklarata është publikuar pa ndërhyrje të Portalit LajmeShqip.com – Në seancën e ardhshme duhet të merren parasysh argumentet të cilat i ka prezantuar mbrojtja, sepse ne kemi prezantuar argument të fuqishme. E kemi arsyetuar të gjithë kërkesën tonë që e kemi paraqitur me shkrim. mbrojtjes i mungojnë qindra faqe të dokumentacionit që prokurori pretendon se i ka. Pastaj është një kohë tepër e shkurt që pastaj edhe prokurori t’ia përgatit gjithë atë material sipas urdhrit të gjykatësit që mbrojtja të përgatit një mbrojtje efektive.

Në seancat e ardhshme do të bëjm kërkesa për përjashtimin e prokurorit, për shkak se dëshmitari X ka ngritur aktakuza kundër EULEX-it he kundër prokurorit të çështjes si dhe policisë për mbrojtjen e dëshmitarit. Prandaj kjo e bënë jo të drejtë, jo të paanshëm dhe jo kredibil prokurorin në rast se ta përfaqësoj akuzën. Sidoqoftë vendimin për këtë do ta merr prokurori më i lartë i prokurorisë Speciale të EULEX-it.

Mendojmë se deklaratat e dëshmitarit X duhet të shpallen prova të papranueshme, sepse pjesa më e madhe prej tyre janë dhën në cilësinë e dyshuarit, ose të pandehurit dhe pastaj është në pyetje edhe kredibliteti i atij dëshmitari, sepse ne ende nuk kemi siguruar raportin e autopsisë, ne nuk i dimi rrethanat e vdekjes. Prokurori sot pati një sjellje të çuditshme sikur se nuk ka ndodhur asgjë me vdekjen e dëshmitarit X, edh epse në faktë e kemi një situatë krejtësisht të re pas vdekjes së dëshmitarit, dhe duhet të sqarohen të gjitha rrethanat pse e kanë shtyrë deri në vdekje. Tani po thuhet se është vetëvrasje, por ne nuk e dimë dhe po i referohemi vdekjes së dëshmitarit se tani jemi në rrethana krejt tjera në këtë situatë dhe duhet informuar mbrojtja dhe opinioni i gjerë, sepse ky është dëshmitari kyç në këtë rast penal dhe e gjithë akuza prokurorit është bazuar në dëshminë e dëshmitarit X.

Dyshimet lidhur me gjendjen e tij shpirtërore, psikike, lidhur me çrregullime mendore janë të bazuara, për shkak se ne i kemi në shkresë të lëndës dy fletëlëshime nga dy spitale, nga spitali i Prizrenit, ku ai ka qëndruar një kohë të gjatë dhe nga QKUK-ja, ku ai ka bërë një trajtim psikiatrik në repartin e psikiatrisë, ku ka qëndruar 50 ditë. Dyshimet tona për gjendjen e tij psikike mendore janë të bazuara dhe kjo ë vë në pyetje kredibilitetin e deklaratave të dëshmitarit X.

Nuk janë identifikuar edhe personat që i kanë bërë kërcënime, mund të ketë kërcënime për çështje tjera private, personale në mes njerëzve, por askund nuk ka specifikuar dhe nuk ka vërtetuar se personat e caktuar, apo një nga këta që janë në bankën e të akuzuarve që  i kanë bërë çfarëdo lloj presioni në raport me dëshmitarin.

Deklarata është publikuar pa ndërhyrje të Portalit LajmeShqip.com

*****************************

Prishtinë (PLOTËSUAR, 16:45) – Ka përfunduar seanca e cila do të vazhdon të mërkurën, ku do të nis edhe procesi i dhënies së argumenteve nga mbrojtja dhe prokurori për pranimin ose jo të dëshmive të dëshmitarit X. Mbrojtja e ka akuzuar EULEX-in për trajtimin që i ka bërë dëshmitarit X dhe ka thënë se EULEX-i është fajtori për vdekjen e tij.

Avokati i Limajt, Rrecaj, ka thënë se EULEX-i duhet të përgjigjet për këtë situatë.

Prokuroria nuk ka shqyrtuar as sot lirimin ose jo të Fatmir Limajt nga arresti shtëpiak.

*****************************

Prishtinë (PLOTESUAR, 13:50)  Nga seanca e pjesës së parë të zhvilluar sot paradite në rastin Limj, burimet tona njoftojnë se janë refuzuar kërkesat për lirimin e Naser Krasniqit dhe të tjerëve.

Gjithashtu, nga burimet tona bëhet e ditur se gjykata ka arsyetuar dhe mbrojtur pse do t’i përdorin dëshmitë e dëshmitarit X, ashtu sikurse ka hedhur poshtë arsyetimet e mbrojtjes se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme në dispozicion për ta marrë në pyetje deshmitarin X.

Në pjesën e dytë të seances pritet të jepet vendimi për kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Limajt nga arresti shtëpiak.

*****************************

Prishtinë (PLOTESUAR, E hënë 11:11)Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot do të vazhdoj procesi gjyqësor kundër deputetit, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, të cilët akuzohen për krime të luftës të kryera në vitin 1999 në fshatin Kleçkë.

Pala mbrojtëse ka kërkuar shtyrjen e këtij procesi deri në shkurt të vitit 20012 për shkak se  avokatët nuk i dijnë rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces, Agim Zogaj.

Karim Kaan avokat mbrojtës i Fatmir Limajt ka thënë se mbrojtja do që të shohin të gjitha faktet lidhur me dëshmin e deshmiarit “X” siç është raporti i autopsisë dhe ditari i tij.

Kryetari i Trupit Gjykues Xhonatan Karol ka kërkuar nga pala mbrojtëse që deri të hënën të dorëzojnë një list me kërkesa rreth materialit që pala mbrojtëse e vlerson të nevojshëm për mbrojtjen.

Mbrojtja gjithashtu ka kërkuar që prokurori Mauricio Salustro të përjashtohet nga ky rastë dhe të thirret në cilësinë e dëshmitarit.

*****************************

Prishtinë (PLOTESUAR, 13:51) – Rasti Limaj, deklarohen të pafajshëm dhjetë të akuzuarit.

*****************************

Prishtinë (PLOTESUAR, 10:00) Në orën 09:30 ka nisur gjykimi ndaj Fatmir Limajt, i cili është sjell nga Policia në Gjykatë, ndërsa nëntë kolegët e tij janë sjell më herët në gjykatë.

*****************************

Prishtinë – Për herë të dytë në jetën e tij, Fatmir Limaj pritet të ulët në bankën e të akuzuarve nesër. Kundër tij dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tjerë pritet të nis një gjykim i gjatë për krime luftë. Ata pritet të gjykohen në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës nga një trup gjykues i EULEX-i. Akuza përfaqësohet nga prokurori italian Maorzio Salustro. Bashkë me Limajn janë të akuzuar edhe Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazfreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj.

Salustro i akuzon ata me akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë në vitin 1999 në një burg të UÇK-së. Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”, akuzohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë.

Limaj do të gjykohet bazuar në dëshmitë e Agim Zogajt i cili u gjet i vdekur në shtator në Gjermani ku u tha se kishte bërë vetëvrasje. Ai u ka dhënë dëshmi prokurorëve për krime. U ka dorëzuar edhe ditarë me shënime për të burgosurit, vrasjet e disa prej tyre e detaje tjera.

Limaj në vitin 2005 ishte shpallur i pafajshëm në Hagë për krime lufte. Pritet me interesim se çfarë do të ndodh në këtë rast dhe mbi çfarë faktesh do të zhvillohet ky proces. (LajmeShqip.com)