Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 22:26

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thanë se ata që e kthyen Gjykatën Speciale në Kuvend, duhet me marrë përgjegjësi meqë, sipas tij, “me këtë veprim u hap Kutia e Pandorës”.

Limaj ka akuzuar koalicionin qeverisës duke thënë se ata kanë bërë presion tek deputetët që kanë votuar kundër, “duke dërguar emrat e tyre nëpër ambasadat e huaja në Prishtinë”.

 “Nëse Specialja votohet të hënën, kanë me u hap problemet e mëdha për Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se megjithatë këtë ditë pret më shumë vota kundër. /Rrokum/