Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 17:09

Prishtinë – Policia evropiane dhe ajo e Kosovës kanë bastisur sot në Prishtinë banesën e Endrit Shalës, ish-shefit të kabinetit të ministrit të transportit dhe telekomunikacionit, kur këtë dikaster e udhëhiqte Fatmir Limaj.

Sipas një komunikate për shtyp të misionit evropian, gjatë bastisjes së pronës së Shalës, policia ka konfiskuar dokumente, një armë automatike pa leje, dhe një tjetër armë me leje.

Shala është i dyshuar në rastin e Fatmir Limajt për korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Shtatë veta në këtë rast, akuzohen për krim të organizuar, përvetësim në detyrë, lidhje kontratash të dëmshme, keqpërdorim detyre zyrtare, marrje e dhënie e ryshfeti, e të tjera.(REL/LajmeShqip.com)