Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 14:12

Prishtinë – (E plotësuar) Para dy ditësh, Komisioni i Pavarur për Media ka dërguar një letër kompanisë IPKO ku tregon se kjo kompani nuk ka bërë shkelje me shtyrjen e Televizionit KTV në numrin 83.

Express, ka siguruar dhe publikon letrën e plotë të këtij Institucioni për Media.

KPM: IPKO nuk ka bërë shkelje

Komisioni i Pavarur për Media e ka konfirmuar zyrtarisht se Kompania IPKO nuk ka bërë shkelje ligjore me vendosjen e Televeizionit Koha në numrin 83.

Përmes një letre të nënshkruar nga Kryetari i KPM-së, Shefki Ukaj, sot Komisioni i Pavarur për Media edhe zyrtarisht e ka njoftuar kompaninë IPKO se nuk ka bërë shkelje të rregullorës së KPM-së me rastin e ri-organizimit të listës së kanaleve në platformën e saj të rrjetit kabllor.

Në letrën e drejtuar IPKO-së, Kryetari i KPM-së, Shefki Ukaj ka demantuar edhe Grupin Koha, i cili pati raportuar se KPM’ja ka marrë vendim në lidhje me largimin e KTV’së nga kanali 3 në platformën kabllore.

Ukaj ka sqaruar se KPM s’ka marrë kurrfarë vendimi për të detyruar IPKO’n ta rikthejë KTV’në në numrin 3 pasi kjo nuk parashihet askund me ligj dhe as me ndonjë rregullore.

“Pra me datën 12 prill 2013, KPM nuk ju ka dërguar Vendim, por me një shkrese ka shprehur shqetësimin e vet për largimin e KTV-së nga kanali tre (3) dhe ka kërkuar, që ky televizion të rikthehet ku ka qenë më parë. KPM-ja nuk ka marrë vendim, pasi që aktualisht nuk posedon rregullativë ligjore të rregullojë renditjen e kanaleve të operatorëve kabllor”, thuhet në përgjigjen e KPM’së.

Si palë e përkushtuar për transparencë dhe respektim të gjitha ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, IPKO është e gatshme që ta ofrojë letrën e KPM-së tek të gjitha palët e interesuara.(LajmeShqip.com)