|
|
e Hënë, 28 Maj 2012 14:13 Tiranë -Kreu i LDK-së, që mban edhe postin e zv.ministrit të Kulturës, Nikoll Lesi i ka dërguar një letë shkrimtarit Ismail Kadare, të cilit i kërkon që të pranojë kandidaturën e Presidentit të Republikës.
“Nuk mundet që Ju, në këtë katrahurë politike, ku vendi është shumë pranë statusit kandidat për në Bashkimin Europian, të refuzoni apo të rrini duke e vrojtuar nga larg zjarrin që po vjen, zjarr që do të djeg edhe për disa vite enderrat e shqiptareve, për ato ëndërra e për atë shpirt për të cilin ju keni shkruar e derdhur në art, art për të cilin , cdo shqiptar, krenohet kur përmend emrin tënd , Ismail Kadare”, shprehet Lesi.
Në letrën drejtuar Kadaresë, zv.ministri i Kulturës, thekson më tej që “provojeni njëherë sikur jeni President, bisedo me vetveten dhe me ndërgjegjen tënde shqiptare, të përzier me atë franceze. Nuk ka njeri që nuk perulet para jush, jo në sensin e servilizmit, por të respektit për Institucionin e lartë të Presidentit të Republikës”.
Sipas Lesit, “çdo njeri, çdo politikan nuk ka nga të shkojë e do të dridhet në sensin e Shtetit kur do të mendojë se do të trokasë në zyrën e Kryetarit të Shtetit, aty ku mund te jeni Ju”.
“Ky do të ishte shans i madh për ne, shqiptarët, por edhe për Ju, i dashur, i Madhi Kadare”, nënvizon ai.
Për Nikoll Lesin, nëse shkrimtari Kadare do të pranonte kandidaturën për President, “do ti bënte një të mirë jo vetëm popullit e vendit, por edhe krejt politikës”. “Politika do të bëhej më elokuente e më njerëzore. E detyruar, porse do të bëhej në pak vite, e tillë, sic ju thashë, pasi nuk mund të thuhet nesër nga asnjë politikan asnjë fjalë kundër Presidentit Kadare”, përfundon letra e kreut të LDK-së, Nikoll Lesi. (LajmeShqip.com)